Pikat kryesore
- Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin.
- Teksa Selin, e cila mbante syze dielli brenda shtëpisë, dhe Gimbo po shijonin një kërcim të afërt me njëri-tjetrin, vëmendja është zhvendosur te reagimi i Mirit.
- Ai është parë i ulur në divan me një fytyrë të ngrysur dhe “të prerë”, duke vëzhguar dyshen.
Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin. Teksa Selin, e cila mbante syze dielli brenda shtëpisë, dhe Gimbo po shijonin një kërcim të afërt me njëri-tjetrin, vëmendja është zhvendosur te reagimi i Mirit. Ai është parë i ulur në divan me një fytyrë të ngrysur dhe “të prerë”, duke vëzhguar dyshen. Kjo situatë nuk i ka shpëtuar Rogertit, i cili ka nisur të “ngacmojë” Mirin. “ Pse i ka vënë syzet? Se i ka sytë këtej. I ka vënë mos me u pa që shef këtej. Edhe pse Juela u përpoq ta justifikonte duke thënë se ajo i ka mbajtur edhe më parë për stil, Rogerti ka këmbëngulur: “ Po lëre mi motër, po i ka vënë mos me pa këtej”. Miri ka pohuar me kokë fjalët e Rogertit, duke lënë të kuptohet se edhe ai beson se vëmendja e Selinit është ende tek ai.