Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike…

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike…

Pikat kryesore

  • Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e shfaqjes së filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.
  • Ministri Hoxha theksoi se “ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë”.
  • Kënaqësi të merrja pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e shfaqjes së filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë. Ky film sipas Ministrit reflekton një histori të fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas, por edhe një rrëfim njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit. Ministri Hoxha theksoi se “ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë”. Kënaqësi të merrja pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë. Një histori e fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë, por edhe një rrëfim thellësisht njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit. Ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën, një angazhim që #Shqipëria e mban plotësisht, si dhe për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një #Evropë më të fortë.

Lini një Përgjigje