Mimoza Ahmeti rrëfen sakrificën për dashurinë: I dhashë shtëpinë, por ai s’më vlerësoi

Mimoza Ahmeti rrëfen sakrificën për dashurinë: I dhashë shtëpinë, por ai s’më vlerësoi

Pikat kryesore

  • Mimoza Ahmeti, tashmë pjesë e formatit televiziv Ferma VIP, dhe e “mirëpritur” në familjet e shqiptarëve, ka ndarë një rrëfim të ndjerë nga jeta e saj personale gjatë një bisede me banorët e tjerë.
  • Ajo foli hapur për marrëdhënien me partnerin e saj, një djalë rreth 25 vite më i ri se shkrimtarja, me origjinë nga Polanda.
  • Moza tregoi se për hir të dashurisë ka bërë sakrifica të mëdha, duke përfshirë edhe dhënien me qira të shtëpisë së saj për të siguruar të ardhura shtesë për të.

Mimoza Ahmeti, tashmë pjesë e formatit televiziv Ferma VIP, dhe e “mirëpritur” në familjet e shqiptarëve, ka ndarë një rrëfim të ndjerë nga jeta e saj personale gjatë një bisede me banorët e tjerë. Ajo foli hapur për marrëdhënien me partnerin e saj, një djalë rreth 25 vite më i ri se shkrimtarja, me origjinë nga Polanda. Moza tregoi se për hir të dashurisë ka bërë sakrifica të mëdha, duke përfshirë edhe dhënien me qira të shtëpisë së saj për të siguruar të ardhura shtesë për të. Sipas saj, kjo përpjekje nuk është vlerësuar siç duhet nga partneri, për të cilin u shpreh se ka një sjellje të ashpër. Megjithatë, ajo theksoi se lidhja mes tyre mbetet e fortë për shkak të kujtimeve dhe momenteve që kanë ndarë bashkë. “Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin. Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër.Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’-tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot”, ka rrëfyer poetja.

Lini një Përgjigje