Miliona euro investim për “Ferma VIP”/ Eduart Grishaj tregon prapaskenat e xhirimeve:…

Miliona euro investim për “Ferma VIP”/ Eduart Grishaj tregon prapaskenat e xhirimeve:…

Pikat kryesore

  • Promoja paralajmëruese e “Ferma VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm për konceptin, por edhe për cilësinë e lartë të realizimit.
  • Për të treguar standardin e lartë me të cilin po punohet, regjisori i “Ferma VIP”, Eduart Grishaj, ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve.
  • Në këtë video, ai shfaqet mes pajisjeve të fjalës së fundit të teknologjisë, duke theksuar se po punohet me pajisje kinematografike.

Promoja paralajmëruese e “Ferma VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm për konceptin, por edhe për cilësinë e lartë të realizimit. Dhe duket se pas kësaj fshihet një investim kolosal. Raportohet se i gjithë produksioni i reality show-t që do të drejtohet nga Arbana Osmani është jashtëzakonisht i kushtueshëm, duke u përfolur për një shifër që mund të arrijë miliona euro, kjo pasi i gjithë stafi dhe ekspertiza teknike thuhet se ka ardhur nga Italia. Për të treguar standardin e lartë me të cilin po punohet, regjisori i “Ferma VIP”, Eduart Grishaj, ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve. Në këtë video, ai shfaqet mes pajisjeve të fjalës së fundit të teknologjisë, duke theksuar se po punohet me pajisje kinematografike. “ Jemi në një set filmi. Po xhirojmë me dy kamera “Arri”, që do të thotë këto janë kamerat që xhirojnë filmat në gjithë botën. Skenografia, ndriçimi, standardi më i lartë dhe besoj që këtë vit cilësia është e jashtëzakonshme. Ky premtim nga regjisori rrit edhe më shumë pritshmëritë e publikut, duke lënë të kuptohet se “Ferma VIP” synon të sjellë një standard të ri dhe të paprecedentë në realizimin e reality show-ve në Shqipëri.

Lini një Përgjigje