Pikat kryesore
- Në sytë e Fullkrug, me sulmuesin gjerman që e ndoqi këtë takim nga tribuna, ekipi i tij funksionoi në mënyrë perfekte në fazën ofensive.
- Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Pulisic gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, i pa shqetësuar në zonë, tundi rrjetën me një goditje të fluturimthi.
- Për ironi të fatit, në fraksionin e dytë, stafetën e mori Nkunku, me francezin që “zgjohet” duke realizuar një “dopietë”, golat e tij të parë me fanellën kuqezi në Serie A.
Milan me ritën titulli, por Allegri frenon: Objektiv mbetet Champions (VIDEO) Milan triumfoi 3-0 përballë Hellas Verona, një sukses i pastër që mban “djallin” në garë me kohë të plotë për titullin kampion, fundja janë vetëm 1 pikë larg Inter, rivalit të përjetshëm. Në sytë e Fullkrug, me sulmuesin gjerman që e ndoqi këtë takim nga tribuna, ekipi i tij funksionoi në mënyrë perfekte në fazën ofensive. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Pulisic gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, i pa shqetësuar në zonë, tundi rrjetën me një goditje të fluturimthi. Për ironi të fatit, në fraksionin e dytë, stafetën e mori Nkunku, me francezin që “zgjohet” duke realizuar një “dopietë”, golat e tij të parë me fanellën kuqezi në Serie A. Në minutën e 48-të, Nkunku fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Në minutën e 53-ët, Nkunku ndoqi mirë aksionin, me Modric që lëshoi një predhë nga distanca, por topi u përplas në shtyllën pingule, për t’u rikthyer sërish në zonë, aty ku Nkunku përfitoi duke realizuar golin e tretë për “djallin”.