Pikat kryesore
- Nisjet nga aeroporti i Kittilës në Lapland, nga ku udhëtarët do të shkonin në vende si Londra, Bristoli, Manchesteri, Parisi e Amsterdami, u anuluan të dielën pasi temperaturat shkuan deri në -35 gradë Celsius.
- Problemi pritet të vazhdojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike e Finlandës parashikon temperaturë minimale prej -39 gradë Celsius.
- I ftohti ekstrem e bën të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve, ndërsa pajisjet e mirëmbajtjes dhe të furnizimit me karburant në tokë mund të ngrijnë.
Mijëra turistë të bllokuar në Lapland për shkak të pezullimit të fluturimeve nga të ftohtit Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi që i ftohti ka bërë që të anulohen fluturimet nga një prej aeroporteve të saj, raportoi BBC-ja. Nisjet nga aeroporti i Kittilës në Lapland, nga ku udhëtarët do të shkonin në vende si Londra, Bristoli, Manchesteri, Parisi e Amsterdami, u anuluan të dielën pasi temperaturat shkuan deri në -35 gradë Celsius. Problemi pritet të vazhdojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike e Finlandës parashikon temperaturë minimale prej -39 gradë Celsius. Fluturimi i parë nga Kittila është anuluar tashmë. I ftohti ekstrem e bën të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve, ndërsa pajisjet e mirëmbajtjes dhe të furnizimit me karburant në tokë mund të ngrijnë. Operatori i aeroportit Finavia i tha transmetuesit publik Yle se lagështia në ajër po e përkeqëson situatën pasi po krijon ngricë të rrëshqitshme. loading…