Pikat kryesore
- Përgjatë periudhës 6-mujore, bizneset në vendin tonë kanë patur një ecuri pozitive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe administrativ sipas të dhënave zyrtare.
- Sipas QKB-së, struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë me 8,757 regjistrime ose 75.7% të totalit, ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime.
- Të ndarë sipas zonave gjeografike, Qarku Tiranë vijon të kryesojë me 6,039 regjistrime për vitin 2026 ose 52.2% të totalit, i ndjekur nga Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime.
Përgjatë periudhës 6-mujore, bizneset në vendin tonë kanë patur një ecuri pozitive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe administrativ sipas të dhënave zyrtare. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 subjekte të reja ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 7.5%. Sipas QKB-së, struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë me 8,757 regjistrime ose 75.7% të totalit, ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime. Ndërsa sipas pronësisë, subjektet me kapital 100% shqiptar mbeten mbizotërues me 10,179 regjistrime, regjistrimet e bizneseve me kapital 100% të huaj u rritën ndjeshëm me 35.7%, duke arritur në 1,240 subjekte, një tregues i rritjes së interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare. Të ndarë sipas zonave gjeografike, Qarku Tiranë vijon të kryesojë me 6,039 regjistrime për vitin 2026 ose 52.2% të totalit, i ndjekur nga Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime.