Metalurgjiku”, krim mjedisor/ Elbasan, 16 të arrestuar, në kërkim 8 aksionerë! 13 mln…

Metalurgjiku”, krim mjedisor/ Elbasan, 16 të arrestuar, në kërkim 8 aksionerë! 13 mln…

Pikat kryesore

  • 16 persona janë vënë në pranga 9 prej të cilëve të huaj, me role drejtuese dhe 8 të tjerë janë në kërkim pasi kanë shkaktuar ndotje masive të mjedisit në Elbasan.
  • Për këto shkelje u vendosën gjithashtu edhe gjoba përkatësisht 3 milion lekë për një subjekt dhe 10 milionë për subjektin tjetër Ndërsa në cilësinë e provës u sekuestruan celularë dhe DVR.
  • Rama përshëndet vendimin e Kushtetueses/ Kreu i qeverisë: Tani është koha për ndryshime!

16 persona janë vënë në pranga 9 prej të cilëve të huaj, me role drejtuese dhe 8 të tjerë janë në kërkim pasi kanë shkaktuar ndotje masive të mjedisit në Elbasan. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Metalurgjiku” janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit. Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive. Për këto shkelje u vendosën gjithashtu edhe gjoba përkatësisht 3 milion lekë për një subjekt dhe 10 milionë për subjektin tjetër Ndërsa në cilësinë e provës u sekuestruan celularë dhe DVR. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama përshëndet vendimin e Kushtetueses/ Kreu i qeverisë: Tani është koha për ndryshime! Vodhën me dhunë një shumë parash në një biznes/ Tiranë, identifikohen 3 autorët Zelensky kërkon paqe të “dinjitetshme” në prag të takimit mes zyrtarëve amerikanë e ukrainas në Berlin

Lini një Përgjigje