Pikat kryesore
- Prej orës 07:00, Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit dhe po shoqërohet drejt Cepanit të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 83-vjeçare.
- Leja parashikon që ish-presidenti mund të qëndrojë edhe në drekën që shtrohet pas ceremonisë mortore.
Prej orës 07:00, Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit dhe po shoqërohet drejt Cepanit të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 83-vjeçare. Varrimi do të mbahet në orën 12:00. Leja parashikon që ish-presidenti mund të qëndrojë edhe në drekën që shtrohet pas ceremonisë mortore. Po ashtu, sipas burimeve, Meta do të kthehet pasdite në qeli për të dalë sërish mëngjesin e nesërm, ku i është dhënë leje nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 21:00 të darkës, me miratimin e prokurorëve të SPAK-ut, për të marrë pjesë edhe në pritjet për ngushëllim që familja organizon në Tiranë./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!