Mësohet se çka po e pengon kalimin e Antonyt te Betisi Antony është shndërruar në emrin më të përfolur në zyrat e Real Betisit gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës. Sulmuesi brazilian, i cili shkëlqeu në “Benito Villamarín” sezonin e kaluar, është objektivi kryesor i Betisit për të forcuar skuadrën para mbylljes së afatit të regjistrimeve. Drejtuesit sportivë kanë punuar prej muajsh për ta rikthyer Antonyn, megjithatë negociatat me Manchester United po rezultojnë më komplekse se sa pritej. Klubi anglez nuk është i gatshëm ta bëjë të lehtë, dhe çdo hap përpara është ndërtuar me durim. Dje, të dyja palët arritën një marrëveshje fillestare për të blerë 50% të kartonit të Antonyt. Shuma e rënë dakord ishte 25 milionë euro, një përpjekje e rëndësishme financiare për Betisin me qëllim sigurimin e rikthimit të një lojtari vendimtar për ta. Megjithatë, marrëveshja pësoi një pengesë të papritur kur Manchester United shtoi një kusht tjetër. Klubi anglez dëshiron të përfshijë gjashtë milionë eurot e pagës ende të papaguara ndaj Antonyt në marrëveshje, gjë që shkaktoi tension mes palëve dhe vonoi zyrtarizimin që dukej i afërt. Real Betis nuk është i gatshëm të marrë përsipër këtë barrë pa negociuar alternativa, i vetëdijshëm se një lëvizje e tillë do të rrezikonte ekuilibrin financiar të klubit. Megjithatë, vendosmëria e drejtuesve mbetet e qartë: të bëjnë gjithçka për ta parë Antonyn sërish me fanellën bardhë e gjelbër. Vetë lojtari e ka bërë të qartë qëndrimin e tij që në fillim. Antony dëshiron të kthehet në “Benito Villamarín”, aty ku tregoi versionin më të mirë dhe fitoi dashurinë e tifozëve me paraqitje që bënë diferencën në momente kyçe të sezonit. Ky dëshirë personale është arma më e fortë e Betisit në këto faza të fundit të negociatave. Antony po shtyn me vendosmërinë e tij, ndërsa Manchester po shqyrton nëse formula e propozuar përmbush kërkesat e tyre financiare pa kompromentuar të ardhmen e lojtarit. Tensioni po rritet me kalimin e ditëve, ndërsa merkatoja e verës po i afrohet fundit dhe çdo pengesë mund të shkatërrojë muaj të tërë pune. Rrethi i Antonyt mban ende shpresë për një marrëveshje të kënaqshme në momentet e fundit, megjithëse gjithçka varet nga fleksibiliteti i Unitedit. Dhoma e zhveshjes së Betisit pret me ankth përfundimin e operacionit. Shtimi i Antonyt do ta ngrinte padyshim repartin ofensiv, duke sjellë shpejtësi, fantazi dhe gola në një ekip që synon të vendoset mes elitës europiane. Edhe tifozët ëndërrojnë rikthimin e Antonyt, pasi ai la gjurmë në periudhën e kaluar. Mundësia për ta parë sërish duke shfaqur talentin e tij në “Benito Villamarín” mban gjallë emocionin në Sevilje, ndërsa drejtuesit garojnë me kohën për ta bërë brazilianin xhevahirin e merkatos së Betisit. /GazetaExpress/ Milani po e udhëheq garën për të nënshkruar me yllin 25-milionësh të Villarrealit Mësohet se çka po e pengon kalimin e Antonyt te Betisi Hojlund do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Napoli të dielën Flick flet për dyshen e lënduar te Barcelona Juventusi po e shënjestron Mazraouin e Unitedit Stuhia e fuqishme në Shqipëri ndërpret përkohësisht fluturimet Milani po e udhëheq garën për të nënshkruar me yllin 25-milionësh të Villarrealit Çifti ukrahinas bllokohet në kodrat e Zvërnecit, era e fortë rrëzon pemën dhe i bllokon “Takim konsultativ”, Dimal Basha edhe zyrtarisht thërret mbledhjen e Kryesisë për të hënën Era i këput litarët anijes në Portin e Durrësit Drejtori i OJQ-së “Aktiv”, Miodrag Milicevic, në pesë udhëtime ishte shoqëruar me të dyshuarën për spiunazh Murganiq
Mësohet se çka po e pengon kalimin e Antonyt te Betisi