Pikat kryesore
- Mes pasigurisë dhe shpresës, Bullgaria i bashkohet euros më 1 janar.
- Megjithatë, mbështetësit këmbëngulin se monedha e vetme do të nxisë ekonominë, do të forcojë lidhjet me Perëndimin dhe do të mbrojë nga ndikimi rus.
- Sipas anketës së fundit të Eurobarometrit, 49% e bullgarëve janë kundër saj.
Mes pasigurisë dhe shpresës, Bullgaria i bashkohet euros më 1 janar. Gjysma e qytetarëve janë kundër Më 1 janar 2026, Bullgaria do të bëhet vendi i 21-të që do të miratojë euron, por një pjesë e mirë e qytetar besojnë se ky veprim mund të çojë në çmime më të larta dhe të rrisë paqëndrueshmërinë në atë që është tashmë vendi më i varfër i BE-së. Megjithatë, mbështetësit këmbëngulin se monedha e vetme do të nxisë ekonominë, do të forcojë lidhjet me Perëndimin dhe do të mbrojë nga ndikimi rus. Sipas anketës së fundit të Eurobarometrit, 49% e bullgarëve janë kundër saj. Pas hiperinflacionit të viteve 1990, Bullgaria e lidhi monedhën e saj me markën gjermane dhe më pas me euron, duke e bërë vendin të varur nga BQE-ja. Anëtare e BE-së që nga viti 2007, Bullgaria hyri kështu në të ashtuquajturën “dhoma e pritjes” për monedhën e vetme në vitin 2020, në të njëjtën kohë me Kroacinë. loading…