Pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania 5, Dj Gimbo ishte i ftuar këtë të diel në Big Brother VIP Fan Club, ku foli për rrugëtimin dhe përvojën e tij në format.
Gjatë intervistës, përveç analizës së dinamikave të lëna pas, ish-banori u përball edhe me një pyetje provokuese nga paneli. Ai u vendos përballë një skenari hipotetik: nëse Gjesti dhe Selin do të ishin konkurrentë në të njëjtin edicion, cili prej tyre do të fitonte?
Në përgjigjen e tij, Dj Gimbo zgjodhi të anojë nga Gjesti si fitues i mundshëm, por pa e lënë jashtë vlerësimit Selinën:
“Mendoj se do ta fitonte Gjesti, por normal nuk mund ta mohoj edhe Selinin.”
Deklarata e tij vjen në një moment kur marrëdhënia mes tij dhe Selin ka qenë një nga më të komentuarat e këtij sezoni, duke përfshirë një afrimitet të shpejtë dhe një puthje që nxiti debate si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
Ky koment i fundit i Gimbos pritet të shtojë më tej diskutimet mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania 5, duke rikthyer në vëmendje dinamikat dhe raportet që vazhdojnë të ndikojnë edhe pas përfundimit të rrugëtimit në lojë.