Mes emocioneve, Sara Gjordeni konfirmon lajmin e bukur Ka startuar java e parë

Mes emocioneve, Sara Gjordeni konfirmon lajmin e bukur Ka startuar java e parë

Pikat kryesore

  • Ka startuar java e parë e garës në sezonin e ri të “She’s on Top”.
  • Përtej prezantimit të konkurrenteve dhe nisjes së sfidave, vëmendjen kryesore e ka marrë moderatorja Sara Gjordeni, e cila ka ndarë me publikun një lajm të rëndësishëm personal.
  • Përpara se të niste sfilata e vajzave në skenë, Sara ka shfrytëzuar pak sekonda televizive për të konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me këngëtarin Bardhi.

Ka startuar java e parë e garës në sezonin e ri të “She’s on Top”. Përtej prezantimit të konkurrenteve dhe nisjes së sfidave, vëmendjen kryesore e ka marrë moderatorja Sara Gjordeni, e cila ka ndarë me publikun një lajm të rëndësishëm personal. Përpara se të niste sfilata e vajzave në skenë, Sara ka shfrytëzuar pak sekonda televizive për të konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me këngëtarin Bardhi. Dyshja, që nisi historinë e dashurisë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, zgjeron kështu familjen sërish, pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë. Përveç lajmit të moderatores, emisioni ka zbuluar edhe strukturën e këtij edicioni: Juria zyrtare: Vlerësimi i vajzave në garë këtë sezon i është besuar modeles Françeska Rustem dhe stilistit Niko Komani. Të ftuarit e javës së parë: Në karriget e të ftuarve specialë për këtë episod të parë ishin këngëtarja Brikena Selmani dhe Mateo Borri.

Lini një Përgjigje