Pikat kryesore
- Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit për pasditen e sotme dhe të enjten.
- Sipas të dhënave nga IGJEUM, mesjava parashikohet me reshje të dobëta lokale dhe ndryshime te lehta temperaturash.
- Po ashtu, për këto dy ditë parashikohet edhe erë e fortë në zonat bregdetare dhe ato malore.
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit për pasditen e sotme dhe të enjten. Sipas të dhënave nga IGJEUM, mesjava parashikohet me reshje të dobëta lokale dhe ndryshime te lehta temperaturash. Po ashtu, për këto dy ditë parashikohet edhe erë e fortë në zonat bregdetare dhe ato malore. Sot pasdite, e mërkurë, datë 27 dhe nesër, e enjte, datë 28, priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 31 °C në vendet e ulëta: 17 / 32 °C në vendet malore: 14 / 26 °C Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore.