Melania Trump: Duhet t’i përgatisim fëmijët për të ardhmen me inteligjencën artificiale

President Donald Trump and first lady Melania Trump arrive on the South Lawn of the White House, Thursday, Dec. 31, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, bëri një paraqitje të rrallë publike të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku theksoi nevojën urgjente për të përgatitur fëmijët amerikanë për epokën e inteligjencës artificiale, shkruan A2 CNN-i.

E ardhmja jonë nuk është më shkencë fantashkencë.

Si udhëheqës dhe prindër, duhet ta menaxhojmë rritjen e inteligjencës artificiale me përgjegjësi.

Në këtë stad fillestar, është detyrë jona ta trajtojmë inteligjencën artificiale siç do të trajtonim fëmijët tanë, duke e fuqizuar, por me kujdes dhe mbikëqyrje”.

Ky është një nga pak rastet ku Melania është shfaqur publikisht gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj, Donald Trump.

Në moshën 55-vjeçare, ish-modelja nga Sllovenia shpesh është përshkruar si një “enigmë”, për shkak të angazhimit më të kufizuar publik krahasuar me pararendëset e saj.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, mungesa e saj në aktivitete politike u pasqyrua gjerësisht nga mediat me tituj të tipit “Ku është Melania”?

Megjithatë, që prej janarit të këtij viti, Zonja e parë ka adoptuar një qasje më aktive dhe më të fokusuar, duke i dhënë rol të ri postit të saj.

Një ndër arritjet më të rëndësishme të saj është ligji “Take It Down”, që kriminalizon publikimin e imazheve intime, qofshin ato reale apo të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, pa pëlqimin e personit.

Për herë të parë në historinë amerikane, një Zonjë e parë nënshkroi ligjin përkrah presidentit, duke treguar ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në procesin legjislativ.

Ndikimi i saj nuk është kufizuar vetëm brenda SHBA-së.

Në gusht, Melania i dërgoi një letër presidentit rus Vladimir Putin, duke i bërë thirrje për të mbrojtur fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme nga pasojat e konflikteve.

Pas saj, ajo mori letra falënderuese nga Zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska, dhe nga Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan.

Ky veprim u krahasua me rastet historike kur Nancy Reagan dhe zonjat e para të tjera kanë luajtur rol diplomatik në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje