MEKI nxjerr në ankand tetë ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ka shpallur një ankand për tetë objekte shtetërore, të cilat do të kalojnë për shfrytëzim tek subjekte private. Objektet që dalin në ankand përfshijnë disa ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë ish-fabrikën e sallamit në Përmet, ish-fabrikën e salcës në Fier, dhe ish-frigoriferin në Rrëshen, si dhe disa ndërtesa të tjera në Elbasan. Vlerat fillestare të ankandit variojnë nga 162 mijë lekë deri në 56 milionë lekë, sipas specifikave të çdo objekti. Afati për dorëzimin e dokumenteve dhe pjesëmarrjen në ankand do të shpallet nga Ministria dhe duhet respektuar rreptësisht nga pjesëmarrësit e interesuar. Libra falas për 236 mijë nxënës, prindërit: Ndihmesë e madhe për të gjitha familjet BSH: Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 400 mijë lekë të vjetra MEKI nxjerr në ankand tetë ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra Lamtumira e Fundit për Dhimitër Anagnostin Shqipëria me pagën më të ulët minimale në Europë në qershor 105 vjetori i luftës së Vlorës, vendosen kurora me lule në lapidarin kushtuar të rënëve
MEKI nxjerr në ankand tetë ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra