Mehmeti në elitën angleze/ Ylli kuqezi ngjitet në Premier, Ipsëich fiton 3-0 ndaj QPR

Mehmeti në elitën angleze/ Ylli kuqezi ngjitet në Premier, Ipsëich fiton 3-0 ndaj QPR

Pikat kryesore

  • Anis Mehmeti, lojtari që e rifitoi me shumë vështirësi fanelën e kombëtares shqiptare, e realizoi në moshën 25-vjeçare ëndrrën e parë të madhe të jetës së tij, duke u ngjitur në Premier Ligën angleze.
  • Kjo, pasi ekipi I tij, Ipsuiç Taun, fitoi 3-0 ndaj Kuins Park Rejnxhërsit në javën e fundit të kategorisë së dytë, Championship.
  • Deri në janar 2023 ishte në kategorinë e tretë, por tani është në elitë.

Iu deshën pak më shumë se tre vjet. Anis Mehmeti, lojtari që e rifitoi me shumë vështirësi fanelën e kombëtares shqiptare, e realizoi në moshën 25-vjeçare ëndrrën e parë të madhe të jetës së tij, duke u ngjitur në Premier Ligën angleze. Kjo, pasi ekipi I tij, Ipsuiç Taun, fitoi 3-0 ndaj Kuins Park Rejnxhërsit në javën e fundit të kategorisë së dytë, Championship. Deri në janar 2023 ishte në kategorinë e tretë, por tani është në elitë. Mehmeti luajti vetëm diçka më shumë se 21 minuta, pasi këtë herë e nisi ndeshjen si zëvendësues dhe hyri në fushë në minutën e 71-të. Ai ndihmoi në golin e tretë, duke këmbëngulur fort ndaj mbrojtjes mike, derisa Kejsi Mekatir e dërgoi topin në rrjetë në 85’. Me këtë sukses, Ipsuiçi siguroi vendin e dytë pra edhe ngjitjen automatike për në Premier Ligë, pa pasur nevojë për plej ofin. Skuadra e shqiptarit ka 84 pikë ndaj 83 të Miluollit, dhe vetëm Koventri mbeti I paarritshëm me 95 pikët e tij. Lojtari ofensiv kuqezi pati kontribut të rëndësishëm gjatë sezonit, ndonëse e ndau këtë me dy skuadra. Deri në janar ishte pjesë e Bristol Sitit duke shënuar 8 gola e duke shërbyer 6 asistë. Që nga 24 janari e deri tani në fillim të majit, tek Ipsuiçi, Mehmeti shtoi edhe dy gola e dy asistë, por sidomos mjaft ndikim në lojë, duke qenë në një skuadër mjaft më të fortë. Në total, në edicion, ai ka 11 gola e 8 asistë në 50 ndeshje, ndërsa temperamentin shqiptar e tregon me 10 kartonë të verdhë edhe pse nuk është mbrojtës. Ipsuiçi, një klub me moshë 148-vjeçare, u kthye ku I takon, me 3 ngjitje në 4 vjet, dhe Mehmeti shpreson të qendrojë gjatë në Premier Ligë./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje