Mediumi zviceran përmend katër futbollistë të Kosovës për të cilët i paralajmëron…

Mediumi zviceran, 20min.ch ka bërë një artikull rreth futbollistëve të Kosovës, në prag të ndeshjes Zvicër-Kosovë, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ky medium ka renditur katër futbollistë kosovarë, prej të cilëve duhet të ketë kujdes Zvicra.

Ky është teksti i tyre për ta: Leon Avdullahu Të premten mbrëma, në ndeshjen hapëse të Zvicrës në kualifikimet për Botëror kundër Kosovës, shumë sy në “St.

Jakob-Park”, i mbushur deri në fund, do të jenë të drejtuar te Leon Avdullahu.

Heroi i titullit me FC Basel dhe tashmë lojtari i ri i Hoffenheim-it vendosi para këtij grumbullimi që në të ardhmen të luajë për Kosovën e jo për Zvicrën.

Në stadiumin e tij të vjetër, “Joggeli”, mesfushori shpeshherë i thjeshtë, por gjithmonë i besueshëm, mund të debutojë në arenën ndërkombëtare.

Fisnik Asllani Ashtu si Avdullahu, edhe Fisnik Asllani luan për TSG Hoffenheim në Bundesligë.

I lindur në Berlin dhe i transferuar si junior në akademinë e Hoffenheim-it, sulmuesi i qendrës 23-vjeçar pati shpërthimin e madh vetëm sezonin e kaluar me surprizën SV Elversberg në Bundesliga 2, ku shënoi 18 gola.

Tani Asllani dëshiron të përforcohet te Hoffenheim-i në elitën e futbollit gjerman dhe të shkëlqejë edhe me kombëtaren.

Vedat Muriqi “Makthi më i madh i Real Madridit”, shkroi dikur një medium për Vedat Muriqin, pasi ai shënoi në tri ndeshje radhazi kundër madrilenëve me Mallorcën.

Edhe te kombëtarja, statistikat e sulmuesit 1.94 metra janë mbresëlënëse: në 56 ndeshje me Kosovën ka realizuar 28 gola.

Për krahasim: sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, në 77 paraqitje ka shënuar vetëm 18 gola.

Amir Rrahmani Paksa më larg vëmendjes mediatike, por tepër i rëndësishëm, është kapiteni i mbrojtjes, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i qendrës 31-vjeçar ka qenë titullar i padiskutueshëm i Napolit dhe ka pasur rol vendimtar në të dy titujt e fundit të kampionit të klubit nga Italia (2023 dhe 2025).

Te kombëtarja, ai mban të fortë prapavijën përkrah shokëve më pak të dekoruar.

Lini një Përgjigje