Më të mirët e futbollit shqiptar/ FSHF ndan çmimet për më të dalluarit e vitit 2025

Më të mirët e futbollit shqiptar/ FSHF ndan çmimet për më të dalluarit e vitit 2025

Pikat kryesore

  • Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, trofeu më i rëndësishëm ishte “Topi i Artë”.
  • Ai për djem u fitua nga Bekim Balaj, ndërsa ai për vajza nga Megi Doci.
  • Sa i përket “Trajnerit më të mirë”, ky trofe u fitua nga tekniku i Egnatias, kampione e Shqipërisë, Edlir Tetova.

Futbolli shqiptar nderoi më të mirët e vitit 2025. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, trofeu më i rëndësishëm ishte “Topi i Artë”. Ai për djem u fitua nga Bekim Balaj, ndërsa ai për vajza nga Megi Doci. Sa i përket “Trajnerit më të mirë”, ky trofe u fitua nga tekniku i Egnatias, kampione e Shqipërisë, Edlir Tetova. Bekim Balaj fitoi “Kepucen e Arte” si golashenuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Të njëjtin trofe, por në futbollin për vajza e fitoi Megi Doçi. Trofe të tjerë ishin ata të talentit të vitit për djem dhe vajza që u fituan nga Fabian Perndreca dhe Xhesika Ndoj. Pas votimit te gazetareve, moderatorëve dhe analistëve sportivë, u zgjodh edhe skuadra më e mirë e Superiores për vitin 2025. Nuk munguan vlerësimet edhe për lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Berat Gjimshiti u lojtari i vitit pas votimit të vetë futbollistëve, ndërsa Mario Mitaj mori çmimin special “Zemra Kuqezi”, pas votimit të tifozëve të kombëtares. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Finalistët e “Topit të Artë”/ Balaj, Zabergja, Bregu dhe Dajsinani, në garë për trofeun Duka: Luajme shanset tona/ Presidenti i FSHF komenton shortin e play off për “Botërorin 2026” 2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare për Fatos Nanon, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

Lini një Përgjigje