Më mirë naiv se djall!”/ SPAK kërkon arrestimin e saj, Açka: Balluku duhet të kishte…

Më mirë naiv se djall!”/ SPAK kërkon arrestimin e saj, Açka: Balluku duhet të kishte…

Pikat kryesore

  • Duke marrë shkas nga rasti i ministres Belinda Balluku, ajo godet paturpësinë e pushtetit, mpirjen e opozitës dhe rrezikun e një shteti me njerëz të paprekshëm.
  • Në një realitet ku skandalet nuk sjellin më dorëheqje, por arrogancë pushteti, Flutura Açka flet për atë që ajo e quan “kusari politike”.
  • Duke marrë shkas nga rasti i ministres Belinda Balluku, ajo godet paturpësinë e pushtetit, mpirjen e opozitës dhe rrezikun e një shteti me njerëz të paprekshëm.

“Më mirë naiv se djall!”/ SPAK kërkon arrestimin e saj, Açka: Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen Në një realitet ku skandalet nuk sjellin më dorëheqje, por arrogancë pushteti, Flutura Açka flet për atë që ajo e quan “kusari politike”. Duke marrë shkas nga rasti i ministres Belinda Balluku, ajo godet paturpësinë e pushtetit, mpirjen e opozitës dhe rrezikun e një shteti me njerëz të paprekshëm. Në një realitet ku skandalet nuk sjellin më dorëheqje, por arrogancë pushteti, Flutura Açka flet për atë që ajo e quan “kusari politike”. Duke marrë shkas nga rasti i ministres Belinda Balluku, ajo godet paturpësinë e pushtetit, mpirjen e opozitës dhe rrezikun e një shteti me njerëz të paprekshëm. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ish-deputetja e PD-së vë gishtin mbi plagët e hapura të pushtetit, pyet nëse Shqipëria po shkon drejt një shteti me njerëz të paprekshëm dhe paralajmëron se pa ndëshkim real, ligji mbetet dekor dhe demokracia një fjalë bosh. Zj. Açka, në kushtet kur ndaj ministres Belinda Balluku rëndojnë akuza publike për abuzime me tendera dhe përgjegjësi politike në disa skandale madhore, a do të ishte dorëheqja e saj një akt normal në një shtet demokratik? Do të ishte, padyshim, por të ishim në një politikë normale. Por, ne jemi në parapolitikë. Ne jemi në kusari. Ne na drejton një politikë bandash dhe me ç’po del, madje banda të rrezikshme. Ju kujtohet, besoj, ish-ministrja e Jashtme, zj. Xhaçka, e cila u bë objekt tre vjet me radhë në Parlament. Iu latyris emri, u tallën kolegët, e qesëndisën, i qesëndisi ndonjëherë edhe ajo. Nuk di pse në ato ditë të Parlamentit, kur emri i saj lakohej pa të keq, ndieja keqardhje për të, si njeri, si grua. Ajo, asnjë keqardhje për veten, dukej se kishte mbrojtjen e Babës. Kam vënë re shpesh se vajzat kanakare politike, gjithnjë e kanë nga një baba që i mbron, nga një vëlla, nga një dashnor, në mos e paçin, e shpikin. Ajo dhe një shpurë mes atyre të rinjve që erdhën në pushtet, në krye dukej si shpresë, por sollën gjëmë. Mbase, ashtu e heshtur dhe si e tërhequr në ulësen e saj në Parlament, ajo priste të kalonte furtuna parlamentare, mediatike dhe publike, pasi ajo çfarë do të fitonte pas baticës, do të ishte shumë më e madhe. Dhe, në fakt, ashtu rezultoi. Por, jo çdokush pranon të veshë atë lloj lëkure, kur ka zgjidhje të ikësh me dinjitet, siç shpresoj unë, së paku, nga gratë politike, meqenëse jam një e thekur pas barazisë vjellëndjellëse gjinore! Besoj, në të njëjtat ujëra është edhe zonja Balluku, por sigurisht ujëra shumë më të thella, me pamje ligatineash, nga zor se dilet me pritje për të rënë dikur furtunat. Megjithatë, ajo del, shfaqet edhe në publik, kur duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Të jepte dorëheqjen, mbi të gjitha, për nderin e vet. Unë do të kisha turp dhe do ta kisha këshilluar edhe atë të kishte turp. Por ne jemi qenie të ndryshme, nuk jemi enë komunikuese, që të zbrazet njëra e mbushet tjetra. Unë e di edhe kufirin e “arës” që kam trashëguar nga tim atë dhe kjo është normë politike, morale, etike, njerëzore. Mund të dukem naive në këtë lëminë politike, por më mirë një naiv i palatuar, se një djall i strukturuar politik. Në vende të tjera europiane, ministrat kanë dhënë dorëheqjen edhe për dyshime apo hetime paraprake. Pse në Shqipëri dorëheqja shihet si dobësi dhe jo si akt përgjegjësie? Sepse, siç ju thashë, ne jemi në parapolitikë, madje në primitivizëm politik. Në paturpësi politike. Dhe të mendosh, se më galanti mes tyre ishte Fatos Nano, i ndjeri, i cili tani kushedi si i qesëndis nga atje ku është, duke parë përkeqësimin e racës së tij socialiste deri aty sa e kanë çuar partinë e tyre 80-vjeçare në kapërcyellin me të turpshëm historik. Fjala turp që po e përdor non stop në këto radhë, është e qëllimtë, sepse e tillë është tani përdorimi i saj. Të japësh dorëheqjen është meritë, është kulturë politike, që duhet kthyer në normë. Nga kjo thjerrëz, ne jemi vite dritë larg kulturës politike europiane, as kemi shkollë për këtë dhe as duam ta ndërtojmë këtë shkollë, sepse edhe një kolegj europian që mëtuam të ngremë, e kthyem qysh në themele në çerdhe të korruptuarish dhe korruptimi elitash politike. Çfarë roli duhet të luajë opozita për të ekspozuar abuzimet me tenderat, denoncime parlamentare, hetime ndërkombëtare, presion qytetar, apo bashkëpunim më të fortë me SPAK-un?

Lini një Përgjigje