Me Iranin e kemi mbyllur”, Minxhozi: Qëndrimi i Shqipërisë afrim me linjën e BE për…

Me Iranin e kemi mbyllur”, Minxhozi: Qëndrimi i Shqipërisë afrim me linjën e BE për…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi , i ftuar në emisionin “ Real Story” , komentoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj armëpushimit në Lindjen e Mesme dhe raportet me Iranin, të cilat prej shumë kohësh janë mbyllur.
  • Sipas Minxhozit, reagimi i Shqipërisë pasqyron një afrim drejt qëndrimeve evropiane mbi krizën atje, duke ruajtur ekuilibrin mes angazhimeve historike dhe situatës aktuale.
  • Ai theksoi se marrëdhëniet me Iranin janë tashmë të përfunduara, duke përmendur përzënien e ambasadës dhe hakerimin masiv të bazës së të dhënave shtetërore.

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi , i ftuar në emisionin “ Real Story” , komentoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj armëpushimit në Lindjen e Mesme dhe raportet me Iranin, të cilat prej shumë kohësh janë mbyllur. Sipas Minxhozit, reagimi i Shqipërisë pasqyron një afrim drejt qëndrimeve evropiane mbi krizën atje, duke ruajtur ekuilibrin mes angazhimeve historike dhe situatës aktuale. Ai theksoi se marrëdhëniet me Iranin janë tashmë të përfunduara, duke përmendur përzënien e ambasadës dhe hakerimin masiv të bazës së të dhënave shtetërore. Sipas Minxhozit, në të gjithë situatën problematike mbetet rezoluta e votuar rreth tre javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku Irani si shtet sponsor i terrorizmit. “Kontrata na çon drejt Evropës, ndërkohë që ndjenjat tona më të sinqerta na çojnë drejt Amerikës, kjo është konstante në çdo lloj qëndrimi, aq më tepër në situata të tilla, që në raport me Iranin jemi angazhuar herët, tashmë s’ka ngelur më të rregullojmë apo të prishim diçka me një deklaratë, sepse mes nesh dhe Irani janë shkëmbyer disa akte të forta, është përzënë ambasada, hakërrimi masiv i database tonë shtetëror. Këtë reagim e shoh si afrim rreth qëndrimit evropian për krizën. Në vazhdën e deklarimeve dhe gjesteve, unë këtë deklaratë do ta shihja si më të moderuar dhe besoj më të ekuilibruar, problem është rezoluta, është problem taktikë sepse nuk kemi çfarë të rregullojmë më Iranin, ata nuk na duan, ne nuk i duam. Me Iranin e kemi mbyllur.”, tha ai/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në Kryeministri britanik në Arabinë Saudite: Ende shumë punë për të bërë’ për të rihapur Ngushticën e Hormuzit Rama: Skemë të re pensionesh/ Kryeministri: Shteti do japë të njëjtën shumë që punonjësi të paguajë shtesë

Lini një Përgjigje