Pikat kryesore
- Pothuajse të gjitha këto detaje të kontratës janë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.
- “Më 3 dhjetor të vitit 2025 është nënshkruar pjesa shtesë e kontratës e cila ka të bëjë me ndërtimin e fabrikës së municionit e që pritet të funksionalizohet brenda vitit 2026.
- Gashi e konfirmoi se kapaciteti i prodhimit pritet që brenda vitit të arrijë në 20 milionë fishekë, dhe jo vetëm për nevoja të ushtrisë por edhe për shitje ose eksportim.
Kështu ka raportuar agjencia turke e lajmeve DHA. Sipas mediumit turk projekti pritet të përfundojë në vitin 2026 dhe do të realizohet nga kompania shtetërore e industrisë së mbrojtjes së Turqisë, MKE, me të cilët Republika e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshje më 16 dhjetor 2024. Pothuajse të gjitha këto detaje të kontratës janë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes në Kosovë. “Më 3 dhjetor të vitit 2025 është nënshkruar pjesa shtesë e kontratës e cila ka të bëjë me ndërtimin e fabrikës së municionit e që pritet të funksionalizohet brenda vitit 2026. Gashi e konfirmoi se kapaciteti i prodhimit pritet që brenda vitit të arrijë në 20 milionë fishekë, dhe jo vetëm për nevoja të ushtrisë por edhe për shitje ose eksportim. Edhe kompania gjigante turke MKE, përmes një postimit në faqen zyrtare ka komentuar marrëveshjen për prodhimin e municionit me Republikën e Kosovës. Pa specifikuar shumë detaje MKE ka njoftuar se po zgjerojnë shtrirjen e fabrikave prodhuese duke e përmendur marrëveshjen me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, shtete në të cilat thonë se kanë lidhur partneritet strategjik për linja të prodhimit të municionit. Burime të TV Dukagjini e konfirmojnë se fabrika e municionit nuk do të ndërtohet në hapësirat e ish-fabrikës së vjetër në Skenderaj por në pjesën jug-perëndimore të vendit, që përafërsisht mund të jetë territori Vushtrrisë, pjesë lehtë dhe shpejt e qasshme nga Prishtina. /Dukagjini Koreja e Veriut qëlloi me predha artilerie përpara vizitës kufitare të sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së, thotë Seuli Një punëtor humbi jetën pas shembjes së pjesshme të kullës mesjetare në Romë Britania e Madhe furnizon Ukrainën me raketa Storm Shadow Vrasje në tentativë në Podujevë, tre të arrestuar Më 2026 pritet ndërtimi i fabrikës turke të municionit – Rreth 20 milionë fishekë në vit Deklarata e Kurtit për ndarjen e buxhetit ngjall shqetësime edhe te bizneset