Pikat kryesore
- Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bëri të ditur se mbetjet eshtërore të gjetura në Gjakovë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për identifikim.
- Gara, në “FIVE” njoftoi se lokacioni ku janë gjetur mbetjet eshtërore ka qenë pjesë e planifikimeve në kuadër të bashkëpunimit që kanë me IML-në dhe Policinë, njofton Dukagjini.
- Gara, mes tjerash, u shpreh se janë të rezervuar lidhur me këtë rast pasi siç u shpreh të gjitha informacionet fillimisht do t’i jepen familjarëve.
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bëri të ditur se mbetjet eshtërore të gjetura në Gjakovë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për identifikim. Gara, në “FIVE” njoftoi se lokacioni ku janë gjetur mbetjet eshtërore ka qenë pjesë e planifikimeve në kuadër të bashkëpunimit që kanë me IML-në dhe Policinë, njofton Dukagjini. “Ka qenë një prej lokacioneve dhe rasteve që ishte pjesë e planifikimeve në kuadër të këtij bashkëpunimi që kemi nga IML-ja dhe PK-ja mirëpo për shkak të dinamikave që kishim gjatë vitit të kaluar – kërkimet dhe gërmimet janë bartur për këtë vit dhe kanë sjell gjetje të reja që janë duke u trajtuar me seriozitet dhe përgjegjësi”, u shpreh Gara. Gara, mes tjerash, u shpreh se janë të rezervuar lidhur me këtë rast pasi siç u shpreh të gjitha informacionet fillimisht do t’i jepen familjarëve.