Pikat kryesore
- Osman Musliu ka publikuar dokumente dhe një reagim të gjatë, ku shpreh vendosmërinë se nuk do të ndalet dhe do t’i shfrytëzojë “të gjitha mjetet e mundshme” për të mbrojtur të drejtën e vajzës.
- Sipas tij, vajza aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për pozicionin e psikologes klinike, por dokumentet e saj “ishin fshehur” dhe më pas ajo u eliminua nga konkursi.
- Ndërsa sot, sot institucionet e shtetit dhe prokuroria po e shkelin me dy këmbët.
Mulla Osmani, hoxha i njohur nga Drenica, ka reaguar publikisht duke akuzuar institucione të shtetit dhe prokurorinë për shkelje dhe manipulime që, sipas tij, i kanë bërë vajzës së tij padrejtësi gjatë një procedure për punësim. Osman Musliu ka publikuar dokumente dhe një reagim të gjatë, ku shpreh vendosmërinë se nuk do të ndalet dhe do t’i shfrytëzojë “të gjitha mjetet e mundshme” për të mbrojtur të drejtën e vajzës. Sipas tij, vajza aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për pozicionin e psikologes klinike, por dokumentet e saj “ishin fshehur” dhe më pas ajo u eliminua nga konkursi. “Nëse drejtësia s’na dëgjon, do ta bëjmë të na dëgjojë! E rrita. E edukova. Me mund e shkollova në Kosovë, Stamboll e në Amerikë. Vajzën. Kaluam vite larg njëri-tjetrit. Ajo u shkollua, u avancua, u dallua. E në fund, në fund u kthye. Ndërsa sot, sot institucionet e shtetit dhe prokuroria po e shkelin me dy këmbët. Mua si prind, dhe atë si vajzë. Aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për psikologe klinike, ia fshehën dokumentet; pas reagimit tonë na thanë se kishin gabuar, por gjithsesi e eliminuan nga konkursi. Matrapazët. Në vend të saj punësuan dikë tjetër, pa të drejtë e pa licencë. Dallavergjinjët.” Ai ka përmendur dy prokurorë që sipas tij janë të përfshirë. ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/27/2025 22:09 “Matrapazë e dallavergji”: Mulla Osmani denoncon padrejtësinë ndaj vajzës për punësim në ministri 10/27/2025 22:05 ”PDK-në nuk e frikësojnë zgjedhjet”- Gruda: Kurti është i paaftë për të udhëhequr dhe po i shantazhon partitë politike 10/27/2025 21:52 Gani Geci kritikon Vetëvendosjen: Kanë tentuar të blejnë votën e vajzës sime edhe në 2021-tën edhe tash