Pikat kryesore
- Një ditë pas zjarrit masiv tek ‘Farmacia 10’ ajo që mbeti pas, janë 30 apartamente të shkrumbuara, gërmadha dhe shkatërrime.
- Eksperti i ekonomisë Irgis Sefa tha për Real Story se vetëm 5 për qind e banesave janë të siguruara, ndërkohë që nga bizneset janë 3 për qind.
- Sefa shtoi kostoja e llogaritur është 100 euro në vit për sigurimin e shtëpisë.
Një ditë pas zjarrit masiv tek ‘Farmacia 10’ ajo që mbeti pas, janë 30 apartamente të shkrumbuara, gërmadha dhe shkatërrime. Eksperti i ekonomisë Irgis Sefa tha për Real Story se vetëm 5 për qind e banesave janë të siguruara, ndërkohë që nga bizneset janë 3 për qind. Sefa shtoi kostoja e llogaritur është 100 euro në vit për sigurimin e shtëpisë. “Helikopteri ka kushtuar minimumi 200–300 mijë euro në kosto operative. Sigurimet, më pak se 5 për qind e banesave janë të siguruara dhe më pak se 3 për qind e bizneseve. Në këtë ndërtesë kishte një hotel dhe biznese poshtë pallatit, në maksimum të paketave është 1 euro/m² sigurimi. Shkon nga 100 euro në vit. Ata që e marrin në kredi e kanë të siguruar dhe të detyruar nga banka. Nëse do e bëjmë edhe nga tërmetet apo fatkeqësi të tjera, nuk shkon më shumë se 200 euro në vit, nuk është kosto e madhe, është çështje vullneti.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Ndërhyrja nga ajri ishte e domosdoshme”, eksperti: Helikopterët kryen manovra profesionale “Zjarri vë në dyshim stabilitetin e strukturës”/ Meçe: Në Shqipëri s’ka ekspertizë për materialet që përdoren për fasada Zjarri që ‘dogji’ Tiranën/ Ndërtuesi Lilo reagon në Real Story: Nënkontraktori dha garanci 25 vjeçare