Pikat kryesore
Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi, ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend, ku theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme që ka mbetur për të zgjedhur ngërçin politik, dhe se deputetët kanë shkelur besimin e popullit duke mos formuar institucionet. Matoshi për GazetaBlic tha se shumica parlamentare kanë mbajtur vendin nën bllokadë për 6 muaj duke e përdorur listën serbe si justifikim për krizën institucionale. “Gjashtë muaj bllokadë nga shumica, për ta akuzuar Listën Serbe se po e bllokon shtetin në një anë dhe Gjykatën Kushtetuese se po u jep veto Serbisë dhe kësaj liste, në anën tjetër”- u shpreh ai. “Këta 120 deputetë e kanë shkelë besimin popullor nën diktatin e Albin Kurtit duke mos i dhënë vendit institucione”. Matoshi situatën e krijuar politike e quajti “Papërgjegjësi e skajshme nën plafin e një nacionalizmi primitiv të shekullit 19-20”. Sipas tij, Kosova ëshë nën sulmin e vet kosovarëve. “Nga injoranca. Mungesa e vetëdijes për shtetin si strukturë moderne e Atdheut dhe kthim tek interpretimi enverist i Rilindjës kombëtare!” përfundoi ai për GazetaBlic. VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati. Me arkitekturë moderne 10/02/2025 19:00 Arianit Berisha: Studentët e Prizrenit e duan Shaqir Totajn edhe për 4 vite 10/02/2025 18:45 Ferit Idrizi: Do të vazhdojmë fuqizimin e grave përmes mbështetjes konkrete në biznes dhe vetëpunësim 10/02/2025 18:43 Lushi: President Thaçi, mirupafshim në këtë dhjetor në Prishtinë, me ty dhe shokët