Pikat kryesore
- Në një ceremoni private, princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë!
- Me anë të një komunikate zyrtare, Pallati Mbretëror ka zbuluar detaje nga ceremonia.
- Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.
Në një ceremoni private, princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë! Me anë të një komunikate zyrtare, Pallati Mbretëror ka zbuluar detaje nga ceremonia. Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi. Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn. Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare. Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve. Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.