Greta i kërkon falje publike familjes së Juelës, tregon si e pritën familja e saj dhe e…

Greta i kërkon falje publike familjes së Juelës, tregon si e pritën familja e saj dhe e…

Greta kërkon falje në “Fan Club” dhe komenton raportin mes Selinës dhe Mirit

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Greta Kazazi ishte e ftuar sot në Big Brother VIP Fan Club, ku foli për herë të parë pas përjashtimit nga gara.

Gjatë intervistës, ajo kërkoi falje publike për komentet e bëra ndaj Juela gjatë debatit të fortë në spektaklin e një nate më parë, fjalë që çuan në ndërprerjen e menjëhershme të rrugëtimit të saj në program.

“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar. Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë”, u shpreh ajo.

Në të njëjtën kohë, Greta komentoi edhe raportin e shumëpërfolur mes Selin dhe Miri Ylli. Sipas saj, Selina nuk ka ndjenja reale për Mirin dhe afrimiteti mes tyre ka qenë më shumë pjesë e strategjisë së lojës.

“Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për lojë dhe shumë mirë e ka bërë. I kanë ardhur rrethanat që është futur në një vorbull nga e cila s’ka dalë dot”, tha ajo.

Greta shtoi gjithashtu se, sipas saj, Miri ka një tendencë për t’u afruar me vajzat e shtëpisë dhe shpesh shfaq një lloj tërheqjeje ndaj tyre.

“Miri ka një tendencë që t’u afrohet femrave të shtëpisë, ka një tërheqje dhe ka disa persona që nuk janë të plotësuar në jetë. Të gjitha gjestet dhe veprimet aty sillen”, përfundoi ish-banorja.

Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve të reality show-t, ndërsa debatet për marrëdhëniet dhe strategjitë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Lini një Përgjigje