Marta Kos: Tragjedia e Novi Sadit po e ndryshon Serbinë, protestat janë vlera të BE-së

Marta Kos: Tragjedia e Novi Sadit po e ndryshon Serbinë, protestat janë vlera të BE-së

Pikat kryesore

  • Janë bërë një vit që kur në Novi Sad të Serbisë ndodhi tragjedia me 16 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një strehe të stacionit të trenit.
  • Që nga ajo kohë, në vend janë organizuar protesta të shumta në kërkim të përgjegjësisë shtetërore për ngjarjen.
  • Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka thënë se kërkesat e protestuesve në Serbi janë vlera përmes së cilave vendi shkon në Union.

Janë bërë një vit që kur në Novi Sad të Serbisë ndodhi tragjedia me 16 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një strehe të stacionit të trenit. Që nga ajo kohë, në vend janë organizuar protesta të shumta në kërkim të përgjegjësisë shtetërore për ngjarjen. Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka thënë se kërkesat e protestuesve në Serbi janë vlera përmes së cilave vendi shkon në Union. Ajo tha se kjo tragjedi po e ndryshon Serbinë. “Një vit më parë, shembja e stacionit të trenit në Novi Sad mori 16 jetë. Sot i kujtojmë ata”. “Kjo tragjedi po e ndryshon Serbinë. Ajo i mobilizoi mijëra qytetarë të kërkojnë llogaridhënie, liri të shprehjes dhe demokraci përfshirëse”. “Janë këto të njëjtat vlera që do ta udhëheqin Serbinë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Marta Kos. Një vit pas shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, familjarët dhe miqtë e viktimave janë ende në pritje të drejtësisë, derisa përgjegjësit janë të lirë. Ajo që ka nisur si dhimbje për njerëzit e vrarë, është shndërruar në njërën prej lëvizjeve më të mëdha kundër pushtetit në Serbi në dekadat e fundit. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 11/01/2025 11:36 Kreu i KPK-së i bën thirrje Presidentes Osmani ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit 11/01/2025 11:31 Marta Kos: Tragjedia e Novi Sadit po e ndryshon Serbinë, protestat janë vlera të BE-së 11/01/2025 11:21 Kievi e akuzon Rusinë për “terrorizëm bërthamor” pas sulmeve ndaj nënstacioneve elektrike

Lini një Përgjigje