Pikat kryesore
- Në një mjedis politik ku shpesh dominon konformizmi, ajo thekson problemin e distancës që është krijuar mes mazhorancës dhe një pjese të opinionit publik, parë kjo edhe në optikën e protestave në bulevard.
- Me këtë mocion, zonja Spiropali synon ta vendosë veten në qendër të debatit për reformimin e PS dhe ta paraqesë atë si një moment ndryshimi.
- Ajo jo vetëm që pranon ekzistencën e pakënaqësisë qytetare në rrugë, por tregon gatishmërinë që t’i kërkojë mazhorancës më shumë përulësi, më pak arrogancë dhe një reflektim të thellë për të ardhmen.
Nga Altin Ketro Hapja e debatit për një “Marrëveshje të Re” brenda Partisë Socialiste nga zonja Spiropali, është një zhvillim që meriton vëmendje, sidomos në një moment kur kjo forcë politike po përballet me nevojën për të rishikuar mënyrën si qeveris dhe komunikon me qytetarët. Në një mjedis politik ku shpesh dominon konformizmi, ajo thekson problemin e distancës që është krijuar mes mazhorancës dhe një pjese të opinionit publik, parë kjo edhe në optikën e protestave në bulevard. Me këtë mocion, zonja Spiropali synon ta vendosë veten në qendër të debatit për reformimin e PS dhe ta paraqesë atë si një moment ndryshimi. Ajo jo vetëm që pranon ekzistencën e pakënaqësisë qytetare në rrugë, por tregon gatishmërinë që t’i kërkojë mazhorancës më shumë përulësi, më pak arrogancë dhe një reflektim të thellë për të ardhmen. Parimet e rreshtuara në dokument, që nga shtimi i garës së brendshme, dëgjimi i zërave kritikë, e deri te nevoja për një kulturë të re politike, janë të bukura dhe teorikisht të pakundërshtueshme.