Pikat kryesore
- Marrëdhënia BE-SHBA/ Analiza e DW: Europa është ndërgjegjësuar se është vetëm As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi.
- Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore.
- Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura.
Marrëdhënia BE-SHBA/ Analiza e DW: Europa është ndërgjegjësuar se është vetëm As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore. Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura. Një tronditje që e godet në palcë Evropën. Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së mbarti disa surpriza për aleatët e saj. Kina nuk është më një rivale sistemike, por thjesht një konkurrente ekonomike. Rusia pranohet si një fuqi e madhe me një treg premtues, veçanërisht për lëndët e para. Dhe nëse lindin konflikte me presidentin e saj, Vladimir Putin, Donald Trump ofron shërbimet e tij si ndërmjetës. Po Koreja e Veriut? As që përmendet më. Gjatë mandatit të parë të Trump, Kim Jong-un ishte ende armiku numër një publik. Vlerësim rrënues Strategjia e re amerikane e sigurisë tregon ndarjen më radikale që ka ndodhur me evropianët. SHBA-të, vendi që çliroi Evropën nga terrori nazist gjerman më shumë se 80 vjet më parë me një kosto të madhe, më pas u bënë edhe fuqia mbrojtëse e kontinentit dhe, në veçanti, gjithmonë e mbështetën projektin e Bashkimit Evropian, tani janë armiku i tij. Paragrafët kushtuar BE-së lexohen si një aktakuzë. Ato paraqesin një pamje të një BE-je plotësisht të rrënuar në prag të kolapsit civilizues, të gërryer nga migrimi masiv, shtypja e opozitës, normat e ulëta të lindshmërisë dhe censura. “Askush prej nesh nuk duhet të tronditet nga fjalët që thonë të tjerët për ne”, rekomandoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhjetë ditë pasi u njoftua strategjia e re. Paragraf pas paragrafi, ajo i çmontoi deklaratat nga Uashingtoni. Në Evropë, vazhdoi Presidentja e Komisionit, të gjithë mund të votojnë për “kë të duan”, pa presion apo manipulim të jashtëm. Kjo duhet të kuptohet pa dyshim. Por von der Leyen e bëri të qartë se çfarë rrezikohet: “liria për të jetuar siç duam”. Një projekt kundër SHBA-së? Që presidenti i Amerikës e përçmon thellësisht Bashkimin Evropian bëhet e qartë në një nga konferencat e tij të pafundme për shtyp. “BE-ja u themelua”, deklaroi Trump në samitin e NATO-s në Hagë këtë verë, “për të shkatërruar SHBA-në”. Trump e shikon suficitin tregtar të evropianëve si një fyerje personale: “Ata nuk i duan makinat tona!” Tarifat drastike janë përgjigja e tij; BE-ja duhet të dobësohet. Dhe ai mbjell pasiguri duke vënë vazhdimisht në pikëpyetje angazhimin besnik ushtarak të SHBA tek aleanca e NATO-s. Partnerë të rinj Strategjia e sigurisë kombëtare e 4 dhjetorit e SHBA shkon edhe më tej. Aty pretendohet, se liria e shprehjes censurohet në BE dhe opozita shtypet. Kjo është arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance nuk u takua me kancelarin gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, por me Alice Weidel, drejtuesen e AfD-së.