Marjana Koçeku udhëton drejt Tiranës për protestën: Rezistenca e qytetarëve është…

Marjana Koçeku udhëton drejt Tiranës për protestën: Rezistenca e qytetarëve është…

Pikat kryesore

  • Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja”, është nisur për në Tiranë për t’iu bashkuar protestës që zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe që sot ka hyrë në ditën e 49-të.
  • Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku e cilëson frymëzuese dhe të bukur rezistencën e treguar gjatë këtyre ditëve nga qytetarët dhe të rinjtë në rrugët e vendit.
  • Sipas saj, kjo qëndresë nuk po jep asnjë shenjë se do të ndalet.

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja”, është nisur për në Tiranë për t’iu bashkuar protestës që zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe që sot ka hyrë në ditën e 49-të. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku e cilëson frymëzuese dhe të bukur rezistencën e treguar gjatë këtyre ditëve nga qytetarët dhe të rinjtë në rrugët e vendit. Sipas saj, kjo qëndresë nuk po jep asnjë shenjë se do të ndalet. Protesta e 49-të radhazi do të mbahet sot përpara Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Rreth 1 muaj më parë, “Neomalsorja” u largua nga grupi parlamentar socialist dhe nisi kritika të forta ndaj mazhorancës dhe Ramës. Tashmë, si ish-socialiste, edhe ajo kërkon largimin e kreut të qeverisë.

Lini një Përgjigje