Maran vjen me risi në kombëtare/ Trajneri i ri kuqezi zbulon të enjten listën e parë të…

Maran vjen me risi në kombëtare/ Trajneri i ri kuqezi zbulon të enjten listën e parë të…

Pikat kryesore

  • Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran do të publikojë paraditen e së enjtes listën e tij të parë me lojtarët që do të ketë në dispozicion për dy miqësoret e qershorit.
  • Sfida debutuese e teknikut kuqezi do të jetë më 3 qershor kundër Izraelit, e dyta ndaj Luksemburgut më 6 qershor, të dyja në “Air Albania”.
  • Koha e shkurtër në dispozicion nuk premton një revolucion, por gjithsesi risitë në zgjedhjet e Maran nuk do të mungojnë.

Numërimi mbrapsht ka nisur. Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran do të publikojë paraditen e së enjtes listën e tij të parë me lojtarët që do të ketë në dispozicion për dy miqësoret e qershorit. Sfida debutuese e teknikut kuqezi do të jetë më 3 qershor kundër Izraelit, e dyta ndaj Luksemburgut më 6 qershor, të dyja në “Air Albania”. Koha e shkurtër në dispozicion nuk premton një revolucion, por gjithsesi risitë në zgjedhjet e Maran nuk do të mungojnë. Në fakt, janë dy lojtarë që pritet të grumbullohen nga trajneri italian. Bëhet fjalë për Luis Hasa dhe Cristian Shpendi. I pari vendosi të bashkohet me kombëtaren e Shqipërisë, pasi kishte luajtur deri në kombëtaren U 21 të Italisë. Në pronësi të Napolit, Luis Hasa luaji I huazuar te Carrarese në sezonin e fundit të Serie B, ndërsa për të kjo është ftesa e parë në përfaqësuesen shqiptare. Nga ana tjetër, Cristian Shpendi u grumbullua nga Sylvinjo vetëm një herë, ndërsa debutoi në miqësoren kundër Gjibraltarit. Sulmuesi kthehet në skuadrën kuqezi si një nga golashënuesit me të mirë të Serie B me Cesena. Një tjetër emër I përfolur javët e fundit është ai i Andri Mehmeti, talenti 17 vjeçar që luan me Nju Jork Red Bull në SHBA, por për të nuk ka konfirmime zyrtare, nëse ka zgjedhur kombëtaren e Shqipërisë. Sa I përket pjesës tjetër të listës së Rolando Maran, pritet që ajo të përbëhet nga emrat tashmë të konsoliduar në përfaqësuesen kuqezi. Gjithçka do të zyrtarizohet paraditen e së enjtes, ndërsa grumbullimi do të nisë më 1 qershor. Kjo do të thotë se Maran do të ketë vetëm dy ditë kohë për të injektuar idetë e tij, përpara sfidës së parë kundër Izraelit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kombëtarja, nis “era” Maran/ Nga e diela, trajneri i ri kuqezi do të transferohet në Tiranë “Nga ferra e vogël, del lepuri i madh”, ish-zv.trajneri kuqezi, Farruk Sejdini, flet për trajnerin Maran Kush është trajneri i ri kuqezi? Rolando Maran, 25 vjet karrierë, por Shqipëria Kombëtarja e parë

Lini një Përgjigje