Pikat kryesore
- A është bërë kërkesa për arrestimin e Ballukut nën ndikime politike?
- Kjo ka qënë një nga çështjet që Ulsi Manja ka ngritur në mbledhjen e Grupit të PS ditën e sotme.
- Sipas tij, Këshilli i Mandateve konstaton një fakt publik: Kallëzimi i parë është bërë nga Lulzim Basha ndërsa i dyti në shtator 2024 nga Gazment Bardhi.
A është bërë kërkesa për arrestimin e Ballukut nën ndikime politike? Kjo ka qënë një nga çështjet që Ulsi Manja ka ngritur në mbledhjen e Grupit të PS ditën e sotme. Sipas tij, Këshilli i Mandateve konstaton një fakt publik: Kallëzimi i parë është bërë nga Lulzim Basha ndërsa i dyti në shtator 2024 nga Gazment Bardhi. “Në vitin 2025 këto dy procedime penale janë bashkuar në një të vetëm dhe që sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetime ndaj deputetes Belinda Balluku. Në kohën kur u bë kallëzimi për shkelje të barazisë në tender, që nuk është një vepër korruptive, koncidon me një periudhë parazgjedhore.