Pikat kryesore
- KDI ka kërkuar që të sqarohet forma përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend.
- “Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë, siç përcaktohet me nenin 95.4 të Kushtetutës së Kosovës.
- Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues.
string(118) “mandatari-i-dyte-kdi-presidentja-te-sqaroje-formen-permes-se-ciles-do-te-kerkohet-dhe-verifikohet-mbeshtetja-ne-kuvend” Mandatari i dytë, KDI: Presidentja të sqarojë formën përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend Instituti i Kosovës për Demokraci ka thënë se presidentja Osmani duhet të ofrojë transparenë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit. KDI ka kërkuar që të sqarohet forma përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend. “Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë, siç përcaktohet me nenin 95.4 të Kushtetutës së Kosovës. KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend. Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues. Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve.” Mandatari i dytë, KDI: Presidentja të sqarojë formën përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend Presidenti kinez kërkon të thellojë marrëdhëniet Pekin-Moskë, Xi zotohet të zgjerojë investimet mes dy vendeve Shaqir Totaj: Të rinjtë janë forca shtytëse e zhvillimit të Prizrenit digjital Abdixhiku nga Peja: LDK do të festojë këtu e në Prishtinë të dielën, propaganda s’e përcakton fatin e njerëzve tanë Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë “Në 2024 pati vendime gjyqësore përfundimtare në 8 raste”, çka thuhet në Raportin e Progresit për korrupsionin në nivel të lartë