Pikat kryesore
Manchester City ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me futbollistin brazilian, Savinho. 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2031 . AI u shpreh i lumtur me kontratën e re që ka nënshkruar me Manchester Cityn, pasi gjatë verës ka pasur disa spekulime për largimin e tij. “Jam jashtëzakonisht krenar që munda të nënshkruaj këtë kontratë të re me Cityn. Është një ndjenjë shumë e veçantë të di që Pep dhe Klubi kanë pasur kaq shumë besim tek unë. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Por e di që puna me Pepin dhe stafin e tij do të më ndihmojë të vazhdoj të zhvillohem si lojtar.”, ka deklaruar Savinho pas nënshkrimit të kontratës. Savinho u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2024 nga skuadra franceze e Troyes. Nga ajo kohë, braziliani bëri 48 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në Etihad, duke kontribuar me tre gola dhe 13 asiste. Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection 10/04/2025 08:06 Manchester City e ”blindon” Savinhon me kontratën e re 10/03/2025 21:29 Mourinho i jep disa këshilla Amorimit për të shpëtuar nga shkarkimi 10/03/2025 21:06 Ndeshja me Shqipërinë, Serbia zbulon listën