Manastirliu: Kandidatura për kryebashkiake të Tiranës, përgjegjësi dhe sfidë

Manastirliu: Kandidatura për kryebashkiake të Tiranës, përgjegjësi dhe sfidë

Pikat kryesore

string(74) "manastirliu-kandidatura-per-kryebashkiake-te-tiranes-pergjegjesi-dhe-sfide" Manastirliu: Kandidatura për kryebashkiake të Tiranës, përgjegjësi dhe sfidë Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastriliu gjatë bashkëbisedimit sot me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, tha se kandidaturën e sheh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet. Duke i shprehur kryeministrit Rama mirënjohjen për besimin, Manastirliu tha se “Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. “Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian”, u shpreh ajo. “Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës – e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime. Ua kam thënë dhe juve: për mua nuk ka rëndësi as pozicioni, as karrigia; nuk ka rëndësi fare ku jam në skuadër”, theksoi Manatriliu. Për mua, vijoi Manastriliu, ka rëndësi kontributi dhe ka rëndësi që secili, në njësinë e kohës që i është dhënë për të kontribuar, të bëjë më të mirën e vet, të japë më të mirën nga vetja. “Skuadra ka rëndësi; suksesi është i skuadrës, nuk mund të jetë i njeriut. Patjetër, në një detyrë të caktuar ka dikush që udhëheq; është si një skuadër në sport – dhe unë nga sporti fillova të kuptoj edhe më shumë në detyrën që bëja: është fiks si në sport; ka kush mbron, ka kush sulmon, ka kush bën strategjinë, dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet për të bërë atë që i është dhënë për të bërë. Rama u ndal edhe te reagimi i familjes së kandidates për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, pas që u bë në asamblenë e Partisë Socialiste. “”A bën të të pyes: si e priti këtë asamblenë e fundit familja e vogël?”, tha Rama. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë”, tha Manastirlu. Berisha: Në 6 bashkitë do kemi kandidatë të pavarur Manastirliu: Kandidatura për kryebashkiake të Tiranës, përgjegjësi dhe sfidë Manastirliu në podkast me Kryeministrin Rama: Familja, forca ime më e madhe “Veliaj u mor nga zyra pa gjyq”, Rama në podcast me Manastirliun: Ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë Tiranë “Do mbështesim kandidatët e pavarur”, Berisha: Nëse për 2 ditë nuk del askush, do të kandidojmë propozimet jopartiakë VIDEO/ Vijon aksioni në Theth, shembet me tritol një ndërtesë trekatëshe. Rama publikon pamjet

Lini një Përgjigje