Mali i Zi një hap larg Europës/ Marta Kos: Shtetet anëtare vendosën të nisin hartimin e…

Mali i Zi një hap larg Europës/ Marta Kos: Shtetet anëtare vendosën të nisin hartimin e…

Pikat kryesore

  • Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar sot pas vendimit të BE-së për të nisur hartimin e marrëveshjes së anëtarësimit për Malin e Zi, duke e cilësuar si një hap të madh përpara.
  • Në një reagim publik, ajo thekson se vendi tashmë po afrohet realisht me Bashkimin Evropian.
  • Sot, shtetet anëtare vendosën të nisin hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar sot pas vendimit të BE-së për të nisur hartimin e marrëveshjes së anëtarësimit për Malin e Zi, duke e cilësuar si një hap të madh përpara. Në një reagim publik, ajo thekson se vendi tashmë po afrohet realisht me Bashkimin Evropian. “Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, shtetet anëtare vendosën të nisin hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat,” u shpreh Kos në rrjetin X. Ajo shtoI se ky proces është edhe një mundësi për Bashkimin Evropian që të reflektojë mbi zgjerimet e kaluara dhe të vendosë standarde më të forta për të ardhmen. “Ky është gjithashtu një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e mëparshme dhe për të përfshirë mekanizma më të rinj dhe më të fortë mbrojtës në traktatet e ardhshme të anëtarësimit, për të parandaluar kthimin pas në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore,” theksoi ajo. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në Thumanë/ Përplasen dy automjete, tre të lënduar “Gjobat rrugore, në sistem brenda ditës”/ Urdhri i drejtorit të policisë Hita shmang kamatëvonesat për qytetarët Kurti paralajmëron disa zgjedhje/ “E pamundur të marrim 80 deputetë, nuk ka zgjidhje pa marrëveshje”

Lini një Përgjigje