Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me…

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me…

Pikat kryesore

  • Presidenti francez, avioni i të cilit u ul pak pas orës 5 pasdite sipas orës lokale në Pekin, do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit të enjten.
  • Të dy udhëheqësit do të takohen përsëri të premten në Chengdu, në provincën jugperëndimore të Sichuan, për një takim më informal.
  • Emmanuel Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte, u prit nga ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur vizitën e tij të katërt zyrtare në Kinë këtë të mërkurë në një sfond tensionesh në rritje me Pekinin, pasi përplasje ka pasur për luftën në Ukrainë e deri te debati për çekuilibrat e mëdha tregtare në favor të gjigantit aziatik. Presidenti francez, avioni i të cilit u ul pak pas orës 5 pasdite sipas orës lokale në Pekin, do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit të enjten. Të dy udhëheqësit do të takohen përsëri të premten në Chengdu, në provincën jugperëndimore të Sichuan, për një takim më informal. Emmanuel Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte, u prit nga ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi. “Ju falënderoj shumë për praninë tuaj sonte dhe për gjithë punën që do të bëjmë së bashku”, tha mikpritësi i tij kinez. Një program privat e pret atë në kryeqytet, me një vizitë në “Kopshtin e Perandorit Qianlong” të rinovuar rishtazi në Qytetin e Ndaluar, e më pas darkë. Emmanuel Macron shoqërohet nga gjashtë ministra (Punët e Jashtme, Ekonomia, Bujqësia, Mjedisi, Arsimi i Lartë, Kultura) dhe 35 krerë të grupeve të mëdha (Aibus, EDF, Danone) dhe më shumë bizneseve familjare, nga mallrat luksoze deri te produktet agro-ushqimore. “Ne duam, dhe kjo do të jetë tema e bisedës strategjike me Presidentin Xi Jinping, që Evropa të respektohet si një partnere kryesore e Kinës” , këmbënguli Elizeja para vizitës. Tema e parë në tryezën e bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë dhe siguria e Kontinentit të Vjetër, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin ditën e djeshme përsëriti kushtet e tij, kryesisht territoriale, për një marrëveshje paqeje. Emmanuel Macron do t’i bëjë thirrje përsëri Xi Jinping të ushtrojë “ndikimin” e tij mbi Rusinë, partneren strategjike të Kinës, në mënyrë që ta bindë atë të pranojë një armëpushim. Edhe pse bën thirrje rregullisht për negociata paqeje, Kina nuk e ka dënuar kurrë Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe kundërshton sanksionet kundër saj. Ajo vazhdon të furnizohet me hidrokarbure prej saj, ndërsa Bashkimi Evropian ra dakord sot të ndalojë importet e gazit rus në vjeshtën e vitit 2027 me qëllim që ta privojë Moskën nga një të ardhur që financon luftën në Ukrainë.

Lini një Përgjigje