Pikat kryesore
- Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 51% të votave në rezultatet e përgjithshme, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 99.93% e kutive të numëruara.
- Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë mbi 400 mijë vota, duke thyer rekordin si personi më i votuar në historinë e Kosovës.
- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të mërkurën vazhdoi numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve përmes postës.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 51% të votave në rezultatet e përgjithshme, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 99.93% e kutive të numëruara. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë mbi 400 mijë vota, duke thyer rekordin si personi më i votuar në historinë e Kosovës. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të mërkurën vazhdoi numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se ende nuk kanë mbërritur në Kosovë 3,185 pako me fletëvotime, të cilat janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në: Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).