Pikat kryesore
- Një konflikt mes dy kushërinjve në Lushnje, ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 71-vjeçari, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes.
- Sipas Policisë, në pranga është vënë Izet Ymeri 60 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
- Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F.
Një konflikt mes dy kushërinjve në Lushnje, ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 71-vjeçari, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes. Sipas Policisë, në pranga është vënë Izet Ymeri 60 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar u kap dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa u sekuestrua edhe thika e përdorur gjatë ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.