Lufta në Ukrainë, Zelensky i gatshëm për zgjedhje por me kushte

Lufta në Ukrainë, Zelensky i gatshëm për zgjedhje por me kushte

Pikat kryesore

  • Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës.
  • Por për këtë duhet të përmbushen dy kushte: Duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve, tha Zelenskyj para gazetarëve në Kiev.
  • Nëse plotësohen këto kushte, ai mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës. Por për këtë duhet të përmbushen dy kushte: Duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve, tha Zelenskyj para gazetarëve në Kiev. Nëse plotësohen këto kushte, ai mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit. Sepse në kushtet e ligjit të luftës, që është në fuqi, nuk janë të mundura zgjedhjet. SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelenskyj u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet. Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja. Ky vend po arrin “në një pikë, që nuk është më demokraci, tha Trump. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Greqia në kaos, bllokohet Porti i Volos, fermerët e blegtorët bllokada në zona të ndryshme të vendit Donald Trump ashpërson sërish tonet ndaj Evropës Goditet grupi kriminal/ Operacion në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, 6 të arrestuar

Lini një Përgjigje