Los Angeles është i Lakers/ Donçiç, Reaves e James shënojnë 99 pikë, Clippers “bien” 135

Los Angeles është i Lakers/ Donçiç, Reaves e James shënojnë 99 pikë, Clippers “bien” 135

Pikat kryesore

  • Los Angeles është i Lakers, që fituan derbin e parë të këtij sezoni të rregullt të NBA.
  • Shënuesi më i mirë i sfidës ishte basketbollisti slloven, që vijon sezonin duke vendosur rekorde personale.
  • Ai realizoi 43 pikë në suksesin e Lakers, duke hyrë në librin e artë të skuadrës kaliforniane, sa i përket lojtarëve me më shumë ndeshje me shumë se 40 pikë.

Los Angeles është i Lakers, që fituan derbin e parë të këtij sezoni të rregullt të NBA. Sfida më e madhe e mbrëmjes në basketbollin amerikan shpërbleu të gjitha pritshmëritë, ndërsa konfirmoi edhe formën e shkëlqyer të Luka Donçiç dhe shokëve të tij, që triumfuan ndaj Clippers me 17 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 135-118. Shënuesi më i mirë i sfidës ishte basketbollisti slloven, që vijon sezonin duke vendosur rekorde personale. Ai realizoi 43 pikë në suksesin e Lakers, duke hyrë në librin e artë të skuadrës kaliforniane, sa i përket lojtarëve me më shumë ndeshje me shumë se 40 pikë. Donçiç kaloi në këtë renditje legjendën Magic Johnson, ndërsa ka shumë kohë përpara për të kapërcyer në klasifikimin që kryesohet nga Kobe Bryant. Paraqitja fantastike e Luka u plotësua edhe me 13 asist dhe 9 topa të kapur në tabelë. Një meritë në fitoren e Lakers kishin edhe dy yjet e tjerë të skuadrës, Austin Rives dhe Lebron James.

Lini një Përgjigje