Pikat kryesore
- Ka përfunduar faza e aplikimeve online për aktivitet biznesi në bregdetin e Fierit.
- Të dhënat nga bashkia e Fierit tregojnë se mbi 100 subjekte pritet të ofrojnë shërbim për pushuesit gjatë sezonit veror.
- Lokalet e ashtuquajtura sezonale janë struktura prej druri të vendosura kryesisht në plazhet e Darëzezës dhe Semanit.
Ka përfunduar faza e aplikimeve online për aktivitet biznesi në bregdetin e Fierit. Të dhënat nga bashkia e Fierit tregojnë se mbi 100 subjekte pritet të ofrojnë shërbim për pushuesit gjatë sezonit veror. Lokalet e ashtuquajtura sezonale janë struktura prej druri të vendosura kryesisht në plazhet e Darëzezës dhe Semanit. Megjithëse nuk janë ndërtesa të mirëfillta, subjektet pajisen me leje çdo vit ku përcaktohet edhe hapësira e plazhit ku vendosen shezlongët. Leja për plazhet private përcakton edhe detyrimin e subjekteve për mirëmbajtje të territorit. Procedura online për aplikimin prej dy vitesh synon të shmangë zaptimin e hapësirës publike pasi vitet e fundit disa subjekte u gjobitën për shfrytëzimin e plazhit pa leje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!