A.Havolli, personi i dyshuar për vrasjen e Bashkim Spahiut në Llapashticë të Podujevës, vazhdon të jetë në arrati, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës. Varrimi i Spahiut është planifikuar për sot në varrezat e fshatit Gllamnik. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se informacioni për të shtëna me armë zjarri u mor rreth orës 19:30 të shtunës.
Ahmeti sqaroi se njësitet policore arritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e konfirmoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ajo theksoi se hetuesit, në bashkëpunim me prokurorinë, kanë filluar një hetim të plotë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.