LIVE- Shorti i Botërorit 2026, tre vendet organizatore mësojnë grupet

LIVE- Shorti i Botërorit 2026, tre vendet organizatore mësojnë grupet

Pikat kryesore

  • WASHINGTON- Ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit të Botërorit 2026, turneu i madh i futbollit, që këtë herë do të zhvillohet me 48 ekipe, më shumë se çdo botëror tjetër në histori.
  • Kombëtaret janë në pritje për të mësuar grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut.
  • Tre vendet organizatore të turneut kanë njohur grupet e tyre.

WASHINGTON- Ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit të Botërorit 2026, turneu i madh i futbollit, që këtë herë do të zhvillohet me 48 ekipe, më shumë se çdo botëror tjetër në histori. Kombëtaret janë në pritje për të mësuar grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut. Tre vendet organizatore të turneut kanë njohur grupet e tyre. Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”-it. Ceremonia po zhvillohet në Washington dhe është duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave nga e gjithë bota. Në këtë event janë të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi. Të dyja Kombëtaret synojnë kualifikimin, pas ndeshjeve të “Play Off”, që luhen në mars. Ky Botëror shënon një etapë historike, me më shumë ekipe, më shumë ndeshje dhe rivalitete të reja, duke e bërë garën më të madhe dhe më konkurruese ndonjëherë në historinë e futbollit. Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja) Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/Shqipëria) Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/Kosova) Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda) Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos) Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak) Lajmi në përditësim… Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bayern nuk “fal” asgjë/ Skuadra bavareze vuan, por siguron çerekfinalet e Kupës Inter feston, Napoli mbijeton/ Kupa e Italisë, zikaltërit fitore me “shuplakë” në “San Siro” Gjimshiti mbi të gjithë/ Mediat italiane e vleresojnë kapitenin si më të mirin në fushë

Lini një Përgjigje