string(98) "lista-serbe-ndeshkon-kundershtaret-kandidate-opozitare-ne-greve-urie-si-pasoje-e-largimit-nga-puna" Lista Serbe ndëshkon kundërshtarët: Kandidatë opozitarë në grevë urie si pasoje e largimit nga puna Kandidati për kryetar të Komunës së Ranillukut nga ‘Lëvizja Popullore Serbe’ Ivan Petroviq, dhe kandidati për asamble komunale nga ‘Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë’ Ivan Ristiq, kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë në qendër të Ranillukut. Sipas tyre, largimi nga puna ka ardhur vetëm për shkak të vendimit që të mos mbështesin Listën Serbe. Sipas transparentëve qe grevistet i kanë vendosur gjatë greves, vendimin për shkarkimin e tyre e kanë marrë zyrtarët e strukturave ilegale të Serbisë, Sasha Milosheviq i njohur si “Belli”, Tanja Antiq dhe Dushan Jeviq. Ata theksojnë se ky është vazhdim i presioneve politike ndaj çdo kandidati serb që garon jashtë Listës Serbe. Në ditën e dytë të grevës, Petroviq dhe Ristiq janë vizituar nga përfaqësues të partive opozitare serbe. Fillimisht u pa Milija Bishevac nga veriu i Kosovës, ndërsa sot grevistët i vizitoi edhe Nenad Rashiq, kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Grevistet kanë porositur se nuk do të heqin dorë nga greva derisa të plotësohen kërkesat e tyre. “Do ta ndërpresim në momentin kur të realizohen kërkesat tona, e ato janë kthimi në punë dhe kthimi i pagave të vjedhura për fëmijët tanë”, tha Petroviq. Gjendja shëndetësore e Ivan Ristiqit gjatë ditës së sotme është përkeqësuar, pas çka ka reaguar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Sirianët jashtë selisë së OKB: Është një fitore të shohim Presidentin tonë këtu Lista Serbe ndëshkon kundërshtarët: Kandidatë opozitarë në grevë urie si pasoje e largimit nga puna Zelensky thotë se Putini nuk mund të vazhdojë të “mashtrojë” për luftën AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës, arrestohen dy persona Mendimi për motin: Fundjavë vjeshtore me reshje dhe rënie të ndjeshme temperaturash
Lista Serbe shpall ndëshkon kundërshtarët: Kandidatë opozitarë në grevë urie si pasoje e…