Liri për Çlirimtarët” – UÇK bashkoi shqiptarët në Tiranë, krejt çka ndodhi në protestën e…

Liri për Çlirimtarët” – UÇK bashkoi shqiptarët në Tiranë, krejt çka ndodhi në protestën e…

Pikat kryesore

  • Tubimi, i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u zhvillua nën moton “Liria ka emër” dhe kërkonte drejtësi për çlirimtarët e Kosovës.
  • Në fjalimin e tij, Moisiu theksoi rolin historik të ish-krerëve të UÇK-së: “ Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar përballë padrejtësive që po u bëhen bijëve më të mirë të Kosovës.
  • Ai paralajmëroi për rrezikun e propagandës që ndan shqiptarët dhe i shërben Beogradit e Moskës.

Tubimi, i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u zhvillua nën moton “Liria ka emër” dhe kërkonte drejtësi për çlirimtarët e Kosovës. Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar nga tenori i njohur Kastriot Tusha, ndërsa më pas vijoi me fjalime të fuqishme nga ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe Ali Ahmeti, lider i BDI-së dhe një nga themeluesit e UÇK-së. Në fjalimin e tij, Moisiu theksoi rolin historik të ish-krerëve të UÇK-së: “ Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar përballë padrejtësive që po u bëhen bijëve më të mirë të Kosovës. Ai paralajmëroi për rrezikun e propagandës që ndan shqiptarët dhe i shërben Beogradit e Moskës. “Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale apo partiake. Ne duhet të bashkohemi siç u bashkuam për Kosovën Republikë, për Shqipërinë demokratike në NATO dhe në BE, për shqiptarët e barabartë në Maqedoni e Mal të Zi, ashtu duhet të bashkohemi edhe për lirinë e çlirimtarëve dhe dinjitetin e UÇK-së.” Për këtë tubim reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili publikoi pamje nga sheshi “Skënderbej”, duke e quajtur atë “zemra mal”. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e përshkroi protestën si një shprehje të krenarisë dhe unitetit shqiptar. “Emocione! Krenari! Bashkim! Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!” Në protestë mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili publikoi mesazhe të fuqishme përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare u bashkuan për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e kombit. Një nga fotot më simbolike e tregoi Ramën krah për krah me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. “Ky shesh frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë! Sot, ky shesh është zemra e kombit që rreh me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë!” , shkroi Rama. Edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu mbështetjen e tij për UÇK-në, duke e cilësuar atë si themel të lirisë së Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare: “ UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.” Tutje dhe emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas protestës gjithëkombëtare të mbajtur sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim në platformën X ( ish-Twitter ), Grenell shkroi: “Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, duke iu referuar ish-prokurorit special që ngriti aktakuzën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Chris Johnson, Senior Director dhe Head of 10/18/2025 08:23 Kthehen në Izrael mbetjet e një pengu tjetër të vdekur në Gaza 10/18/2025 08:19 Trump synon të shfrytëzojë momentumin nga marrëveshja në Gaza në një javë të ngarkuar diplomatike 10/18/2025 08:12 Çfarë folën liderët, zbardhen diskutimet Trump-Zelensky në “Shtëpinë e Bardhë”

Lini një Përgjigje