Pikat kryesore
- Andreas Schieder, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka dalë sot, 30 janar, në një konferencë për mediat.
- Ai tha se “takimet në vendin tonë, në përgjithësi kanë qenë të suksesshme” , duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit duhet fuqizuar.
- “Sigurisht që kur vjen në Shqipëri, lexon shtypin, por dëgjon edhe aktorët e ndryshëm.
Andreas Schieder, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka dalë sot, 30 janar, në një konferencë për mediat. Ai tha se “takimet në vendin tonë, në përgjithësi kanë qenë të suksesshme” , duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit duhet fuqizuar. “Në këtë vizitë unë u përqendorva edhe te politikat sociale kur fola me përfaqësuesit e komisionit treplaësh, sepse cilësia e një dialogu të mirë është shumë i rëndësishëm dhe roli i shoqërisë civile duhet të përmirësohet” , deklaroi ai. “Në këtë vizitë unë u përqendorva edhe te politikat sociale kur fola me përfaqësuesit e komisionit treplaësh, sepse cilësia e një dialogu të mirë është shumë i rëndësishëm dhe roli i shoqërisë civile duhet të përmirësohet” , deklaroi ai. “Sigurisht që kur vjen në Shqipëri, lexon shtypin, por dëgjon edhe aktorët e ndryshëm. Së pari, Parlamenti Europian nuk komenton çështje juridike apo ligjore, megjithatë institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, me gjejet e tyre, në bazë të legjislacionit, kemi thënë që institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK-ut. Natyrisht nuk është për ne që të ndërhyjmë apo të komentojmë ndonjë rast specifik” , theksoi ai, kur u pyet për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Ai u ndal edhe te protestat e fundit të opozitës, duke sugjeruar se “ duhet shmangur dhuna” dhe se “Shqipëria duhet të ketë një qasje të bashkuar ”. “Mësova kohët e fundit se në Kuvend ka unaninimtet për didsa cështje të jashtme, uroj të ndryshojë kultura edhe në ccështje të tjera”, u shpreh ai. Tha se Shqipëria ka pasur një ecuri madhore në negociata. “Shqipëria do vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin, për mbylljen e kapitujve nuk është vetëm te miratimi i legjislacionit, që ne e kënaqëm BE-në, por duhet bërë për harmonizim më të mirë të standardeve këtu dhe atyre në BE. Edhe pas miratimit të legjislacionit ka goxha punë për të bërë”, nënvizoi Schieder.