Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

Pikat kryesore

  • Po mbahet sot seancën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita dhe mazhoranca janë përplasur në lidhje me aktet për miratimin e ligjeve për anëtarësimin në BE.
  • Ndërkohë kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se nga 23 ligje të përafrimit të legjislacionit për përmbushjen e kritereve para kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, PD nuk ka votuar asnjë ligj pro.
  • Sot, ju dashnorët më të rinj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, do t’ju jap një fakt që është më domethënës, jo për ju, as për ne, se ne e dimë.

Po mbahet sot seancën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita dhe mazhoranca janë përplasur në lidhje me aktet për miratimin e ligjeve për anëtarësimin në BE. Ndërkohë kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se nga 23 ligje të përafrimit të legjislacionit për përmbushjen e kritereve para kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, PD nuk ka votuar asnjë ligj pro. Sot, ju dashnorët më të rinj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, do t’ju jap një fakt që është më domethënës, jo për ju, as për ne, se ne e dimë. E kemi filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit dhe që prej asaj dite, ja ku e kemi listën e plotë të ligjeve të përafrimit të legjislacionit për përmbushjen e kritereve para kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e PD. Ju këtu vini e na thoni: ‘Po ju, pse s’na votoni ligjet tona?’. Këtu nuk janë ligjet tona, por ligjet e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit Në çdo seancë ju po shkelni rregulloren. Disa herë në konferencën e kryetarëve grupi i PD ka kërkuar të na vërë në dispozicion listën e draftligjeve që duhen miratuar në kuadër të procesit të integrimit. Kanë kaluar 6 muaj dhe ju nuk denjoni të informoni opozitën. Keni rënë dakord që mocioni do të mbahet në fillim të sesionit të dytë dhe do të bashkohet me progresraportin. Ju lutem përdorni fjalorin e duhur, unë nuk po ju ofendoj. Unë po them të vërtetën time. Sa i përket listës së projektligjeve, përsëri mu drejtuat personalisht, në zyrën e Kuvendit nuk fshihet asnjë listë. Nuk besoj se ekziston ndonjë deputet që nuk ka qenë i informuar për projektligj.

Lini një Përgjigje